Silva gëzon Milanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Silva gëzon Milanin

11:30 | 12 Tetor 2018

Sulmuesi portugez, Andre Silva nuk e di çfarë e ardhme e pret, me Milanon apo Sevilan derisa ai shënoi golin që i dha fitoren Portugalisë mbrëmë kundër Polonisë.

Sulmuesi e gjeti rrugën e golit dy herë në dy ndeshje të Ligës së Kombeve duke ja dhënë pesë pikë të pastra në krye të grupit.

“Jam i lumtur për golin dhe ky është një moment special për mua, por gjëja më e rëndësishme ishte ti marrim tri pikë”, tha ai për Sport Mediaset.

Silva e ka kthyer formën e tij prej së i është bashkuar Sevillas, edhe pse ai teknikisht ende është lojtari i Milanit edhe pse spanjollët mund ta aktivizojnë opsionin për blerjen e tij.

“Jam i lumtur që luaj për Sevillan, por jam një lojtar i Milanit. Madje nuk e di as çfarë do të ndodh në të ardhmën, ne do të presim dhe të shohim”, ka thënë ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!