Simeone: Kjo gjë e pret Real Madridin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Simeone: Kjo gjë e pret Real Madridin

19:13 | 21 Prill 2017

Diego Simeone e ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve, me theks të veçantë ndeshjen, Real Madridi – Atletiko Madridi.

Trajneri argjentinas ka thënë se skuadra e tij do të jap maksimumin që të kualifikohet në finale, pa marr parasysh se cila skuadër do t’i kishte rënë në short.

“Ne do të luftojmë që në këtë sezon ta fitojmë trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi përpjekjet e shumta në këto vite na kanë mësuar që të mos dorëzohemi kurrë”, ka thënë Simeone para gazetarëve, transmeton ORAinfo.

“Real Madridi gjithnjë ka qenë kundërshtar i rrezikshëm, por tashmë ne e dimë se si do t’i presim ata. Jemi me fat që ndeshja e parë luhet në udhëtim dhe do të luftojmë që ta nxjerrim një rezultat pozitiv, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë një befasi e madhe marr parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, që do të mundohemi të jetë sa më i përshtatshëm për ne”, ka përfunduar trajneri i Atletikos./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!