Sindikata e Trepçës me katër kërkesa – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Sindikata e Trepçës me katër kërkesa

10:39 | 28 Qershor 2018

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një kumtese për media ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të shqyrtojnë me seriozitet më të madh kërkesat e dala nga takimi i përbashkët i shoqatave sindikaliste të punëtorëve

Në takimin e përbashkët te shoqatave sindikale te punëtoreve te Trepçës dhe te stafit menaxhues te Trepçës te thirrur për implementimin e kërkesave te punëtoreve te Trepçës ne Statutin e ndërmarrjes Trepça sh.a. dolën këto kërkesa sa vijon:

Sindikata ka kërkuar që të bëhet ndryshim-plotësimi i Ligjit për Trepçën i cili shihet si pengesë për implementimin e kërkesave te parashtruara te punëtoreve te Trepçës; që Draft Statuti i Trepça sh.a. i propozuar nga Bordi i Trepçës të kthehet ne piken zero; të garantohet që kërkesat e parashtruara sociale të zgjidhen me ligj paralel me aprovimin e Statutit te Trepça sh.a; dhe që fizibiliteti në të cilin është bazuar Ligji mbi Trepçën është i papranueshëm andaj kërkohet që të të behet një fizibilitet në të cilin do të jenë te kyçur edhe ekspertet me eminentë të Trepçës dhe Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!