Situata me fruthin alarmante: Jo vetëm fëmijët edhe një i rritur në gjendje të keqe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Situata me fruthin alarmante: Jo vetëm fëmijët edhe një i rritur në gjendje të keqe

22:57 | 12 Tetor 2017

Është vetëm 16 vjeç dhe ka problem shëndetësor. Madje, edhe më keq është i pavaksinuar. Është më fruth.

Pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK thotë se tash shtatë ditë po qëndron aty duke u mjekuar.

Kjo sëmundje virale prek kryesisht fëmijët, por ka raste kur ajo shfaqet edhe tek te rriturit.

Që nga muaji qershor në vendin tonë kanë filluar të shfaqen edhe rastet e para të kësaj sëmundje epidemike duke i shkaktuar edhe vdekjen një foshnje 15 muajshe nga Fushë-Kosova.

Hamdi Ramadani, Drejtor i Klinikës Infektive në QKUK ka bërë të ditur për Tribuna Channel se nga muaji Qershor deri me tani janë trajtuar mbi 100 raste me epideminë e fruthit , kryesisht fëmijë por edhe te rritur.

Ai theksoi se aktualisht në klinikë janë të shtruar 36 raste kryesisht nga zona e Fushë-Kosovës dhe Lipjanit dhe theksoi se ecuria e këtyre pacienteve është e mirë.

Ramadani theksoi se një rast i rëndë dhe që po trajtohet në kliniken e tyre është nga zona e Lipjanit dhe ky pacient përveç fruthit është i prekur dhe nga dy sëmundje të tjera dhe paraqet rrezik serioz.

Bëhet e ditur se shumica e këtyre rasteve të paraqitura me fruth janë të pa vaksinuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!