Situatë e rëndë në maternitet, vdesin 10 foshnja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Situatë e rëndë në maternitet, vdesin 10 foshnja

13:44 | 11 Janar 2018

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, e ka cilësuar si të rëndë gjendjen në pavionin e Neonatologjisë në e Maternitetin e Ri të Tiranës.

Spahia shpjegon se si qëndron problemi në këtë maternitet dhe sipas tij, vetëm për muajin janar janë shënuar 10 vdekje të foshnjave, për shkak të mungesës së oksigjenit në inkubator.

Deputeti sqaron:

Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe”.

Ai vijon të deklarojë se për këtë situatë të rënduar janë vendosur në dijeni instancat përkatëse dhe strukturat drejtuese të ministrisë së Shëndetësisë, por askush nuk ka reaguar.

Deputeti e mbyll reagimin e tij duke thënë:

Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise. Papergjegjshmeria e atyre qe drejtojne shendetsine vazhdon, me pasoja te renda per jeten e foshnjave dhe nenave.
Nderkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremengjes nga mega vila e tij ne Surrel”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!