S’ka ku shkon më keq për Milanin, për yllin e skuadrë përfundon pothuajse sezoni – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

S’ka ku shkon më keq për Milanin, për yllin e skuadrë përfundon pothuajse sezoni

08:33 | 09 Nëntor 2018

Milani ka marrë një lajm të keq nga stafi mjekësorë i yllit të skuadrës Lucas Biglia.

Ylli i skuadrës, Lucas Biglia, ka pësuar një lëndim i cili pritet ta mbajë jashtë fushave diku rreth katër muaj.

“Operacioni është kryer sot në Finlandë nga profesor Sakari Oravam, në prezencën e doktorit të klubit Stefano Mazzoni, ishte i suksesshëm. Shërimi i plotë kërkon katër muaj” shkruan në deklaratën e lëshuar nga skuadra e Milan, transmeton lajmi net.

Mungesa e mesfushorit argjentinas pritet të jetë humbje shumë e madhe për skuadrën e Gattusos.

Kujtojmë se lojtari është paraqitur në nëntë ndeshje në Serie A dhe dy në Ligën e Evropës para se të pësonte lëndim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!