Sipas Mail, Pep Guardiola dëshiron që Manchester City të shkojë pas një mesfushor cilësor për të forcuar ekipin e tyre, pasi yjet e tij të tanishëm po plaken.
Në listën e dëshiruar është Thiago Alcantara i Bayern Munichut, dikur i FC Barcelona, përcjell ORAinfo.
Spanjoli 27 vjeçar u bashkua me klubin gjerman në verën e vitit 2013 për 23 milionë euro. Këtë sezon ai është paraqitur në 24 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar gjashtë gola dhe duke asistuar njëherë.
‘Sezoni i ardhshëm, David Silva ndoshta nuk do të luajë çdo ndeshje, prandaj skuadra duhet të jetë e madhe’, ka thënë Guardiola.
Alcantra e ndoqi Guardiolën kur ai bëri transferimin nga Barcelona në Bayern Munich./ORAinfo/
VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.
Ju faleminderit!