Skuadrat e mëdha që përjetuan eliminimin nga Liga e Evropës

10:49 | 14 Dhjetor 2018

Janë pesë skuadrat e mëdha që përjetuan eliminimin të hershëm nga Liga e Evropës.

Të enjten janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Evropës.

Liga e Evropës këtë sezon po dhuron ndeshje internate dhe shumë befasi.

Nuk do fjalë se befasia më e madhe është eliminimi i Milanit, që nuk ka arritur të kalojë tutje grupin me skuadra si Real Betis, Olympiacos dhe Dudelange, shkruan lajmi net.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka fajësuar lojtarët e tij për këtë dështim, duke e quajtur të papranueshëm, por të merituar me atë që tregoi skuadra e tij në humbjen 3:1 në ndeshjen vendimtare kundër Olympiacos.

Por, Milan nuk është skuadra e vetme e madhe që është eliminuar nga Liga e Evropës në fazën grupore.

Befasi e madhe po konsiderohet edhe eliminimi i RB Leipzig, Rangers, Marseille dhe Besiktas.

Komento: