Sonte në Prishtinë këndojnë Elita 5 dhe TRIX-i – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Sonte në Prishtinë këndojnë Elita 5 dhe TRIX-i

14:13 | 14 Shkurt 2018

Në kuadër të kremës së 10 vjetorit të pavarësisë, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të këndojë Elita 5, TRIX-i, Veli Sahiti dhe Mentor Haziri.

Ardhjen e tyre e ka konfirmuar edhe Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Po, prej orës 20:00, në sheshin Zahir Pajaziti do të mbahet koncerti festiv i Elitës 5, TRIX-it, Veli Sahitit dhe Mentor Hazirit”, ka thënë Adil Behramaj.

Behramaj ka thënë se pas miratimit të buxhetit nga Qeveria e Kosovës, sot gjatë ditë pritet që Këshilli Organizativ të mbajë një konferencë për media ku do të publikohen edhe aktivitete tjera.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!