Sot bëhen 23 vjet nga operacioni “Stuhia” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Sot bëhen 23 vjet nga operacioni “Stuhia”

08:50 | 04 Gusht 2018

Sot bëhen 23 vjet nga operacioni “Stuhia” (Olluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.

Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht. Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150 mijë trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit.

Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shembur dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr. Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht. Operacioni është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!