Spahiu: Ata që janë kundër flamurit, janë kundër Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Spahiu: Ata që janë kundër flamurit, janë kundër Kosovës

22:39 | 13 Shkurt 2018

Analisit politik Nexhemdin Spahiu ka kritikuar qytetarët që kanë dal kundër vendosjes së flamurit të Kosovës tek rrethi në Prishtinë.

Sipas tij, ata që janë kundër këtij flamuri, janë edhe kundër shtetit të Kosovës, përcjell ORAinfo.

“Edhe vet me herët e kam kundërshtuar këtë flamur, por unë tani e dua flamurin sepse e dua Kosovën. Ata që nuk e duan flamurin nuk e duan as Kosovën”, ka thënë ne emisionin Click, Spahiu.

Në orët e mbrëmjes me vendim të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj është ndërruar flamuri kombëtar me atë të Kosovës në hyrje të Prishtinës.

Ky vendim është kundërshtuar nga disa qytetarë të cilët kanë protestuar derisa flamuri i Kosovës vendosje. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!