Spalleti befason para derbit me Milanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Spalleti befason para derbit me Milanin

10:44 | 12 Tetor 2018

Kanë mbetur ende pak ditë nga “Derbi i Madoninës” mes Interit dhe Milanit, por pavarësisht kësaj dy teknikët, Luciano Spalletti dhe Gennaro Gattuso, po mendojnë se si ta interpretojnë këtë 90 minutësh dhe të marrin maksimumin e pikëve.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar trajneri i zikaltërve, Spalletti, që për “Sky” ka deklaruar: “Milan? Ne do të jemi gati për derbin.

Milan do të luajë futboll të mirë. Ata kanë marrë shumë pikë dhe janë të fortë, por ne jemi në një moment të mirë. Ne do të duhet të japim më të mirët e ekipit tonë. Kjo është vendimtare për sfidat e ardhshme.

Liga e Kampionëve? Pjesëmarrja në këtë kompeticion ishte një risi për ne. Fakti që lojtarët treguan një futboll të mirë dhe morën edhe rezultate, tregon se e kanë pritur me padurim emocionet e këtij kompeticioni.

Mungesat? Ne do të duhet të shohim të dhënat që do të dalin nga ekipet kombëtare për sa i përket lojtarëve. Jemi të kënaqur, sepse përveç Brozovic, i cili gjithashtu duket të jetë i rikuperueshëm, të tjerët janë mjaft të mirë”, përfundoi Spalletti.

Inter dhe Milan do të luajnë mbrëmjen e 21 tetorit derbin numër 293.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!