Spalletti befason pas barazimit me Barcelonën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Spalletti befason pas barazimit me Barcelonën

00:13 | 07 Nëntor 2018

Interi dhe Barcelona kanë barazuar me rezultat 1:1

Loja u bë dramatike pasi që të dy ekipet arritën të shënojnë në minutat e fundit të ndeshjes.
Luciano Spalletti ka përgëzuar skuadrën e tij për reagimin pas golit të pranuar në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Inter dhe Barcelona kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1 në ‘San Siro’ në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

“Dukej që ndeshja po shkonte drejt përfundimit pa gola deri te goli i papritur (Goli i Malcom)”, ka deklaruar Spalletti, përcjell lajmi net.

“I rëndësishëm ishte reagimi i lojtarëve tanë që nuk pranuan humbjen. I rëndësishëm po ashtu edhe reagimi i Icardit pas golit të shënuar, që mori topin te rrjeta për të dhënë një sinjal të rëndësishëm”, ka thënë Spalleti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!