S’përmbahet kryeministri, ja fut vrap përsëri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

S’përmbahet kryeministri, ja fut vrap përsëri

12:54 | 21 Maj 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj gjithë kohën jep imazhin e njeriut energjik, e këtë nuk përton ta bëjë as në sheshe e tash së fundmi as në vendin e punës.

Pak pa nisur mbledhja e Qeverisë që ai drejton, Ramush Haradinaj shihet teksa nis vrapin në korridorin drejt sallës ku mbahen mbledhjet, shkruan gazetametro.net.

Vrapimi i befasishëm i Haradinajt ka befasuar ministrin Uran Ismaili, i cili ka buzëqeshur shkurt dhe ka vazhduar pas tij.

Por për Haradinajn nuk është çudi vrapimi, as në vende jo të përshtatshme. Vrapin Haradinaj e kishte provuar muaj më parë midis sheshit të Prishtinës, duke befasuar të gjithë.
Sidoqoftë, Haradinaj ishte arsyetuar se kishte qenë vonë për një takim dhe kjo kishte qenë arsyeja pse edhe kishte vrapuar.

Pas këtij veprimi që ngjalli kritika, këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi, e kishte mbrojtur vrapimin e shefit të tij duke e krahasuar me ish-presidentin amerikan Obama.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!