Spitali në Kosovë që i ushqen pacientët me byrekë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Spitali në Kosovë që i ushqen pacientët me byrekë

19:38 | 09 Gusht 2018

Ani pse është ushqim i shijshëm, byreku në raste është e rekomandueshme të mos konsumohet as nga ata që nuk kanë probleme shëndetësore. Konsumimi i tepërt rrit rrezikun për ndonjë sëmundje, sidomos tek ato kardiovaskulare.

Por ata që i japin vetë këto këshilla, mjekët, duket se në disa raste nuk e kanë këtë shqetësim.

Një spital në Kosovë po i ushqen pacientët e tij me byrekë, shkruan ORAinfo.

Fjala është për spitalin e Pejës, i cili përmes tenderit publik ka porositur byrekë për pacientët.
Se do të blihet sasi goxha e madhe e byrekut tregon vera e kontratës.

Rrafsh 19 mijë euro parashikohet t’i shpenzojë Spitali i Pejës për furnizim me byrekë.

Kontrata me furrën që do ta bëjë furnizimin me byrekë tashmë është nënshkruar. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!