Sulm me armë, pesë të vdekur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Sulm me armë, pesë të vdekur

22:47 | 16 Maj 2018

Trupat e pajetë të pesë personave u gjetën mëngjesin e së mërkurës në një shtëpi në Denton Couynty të Teksasit, sipas mediave amerikane.

Zyra e Sherifit në Qarkun Denton ka thënë se të shtënat kanë ndodhur po atë ditë në një shtëpi në Ponder, diku 50 kilometra larg qytetit Fort Worth.

Pesë viktimat ishin shpallur të vdekur në skenën e krimit, ndërkaq një grua ishte transportuar në Qendrën Mjekësore në Denton.

Kapiteni Orlando Hinojosa ka thënë se nuk ka ndonjë sulmues aktiv me armë, por nuk ka publikuar ndonjë detaj për të dyshuarin mashkull i cili tashmë është i vdekur.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!