Sulm në Paris, vritet një polic – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Sulm në Paris, vritet një polic

21:48 | 20 Prill 2017

Dy oficerë të policisë franceze janë qëlluar me armë zjarri në qendër të Parisit, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Oficerët raportohet se po hetonin një “pako të dyshimtë” para se të sulmoheshin.

Njëri prej policëve që është sulmuar në Champs Elysees ka vdekur, raporton The Telegraph.

Mësohet se policët janë sulmuar nga dy persona. Njëri prej sulmuesve është vrarë, kanë thënë burime të sigurisë për Reuters.

Qendra e kryeqytetit francez është izoluar menjëherë. Policia ka urdhëruar njerëzit të shmangin zonën

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!