Sulmet airore, befason me deklarata ambasadori i Sirisë në OKB – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Sulmet airore, befason me deklarata ambasadori i Sirisë në OKB

20:02 | 14 Prill 2018

Ambasadori i Sirisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashar al-Jaafari, ka thënë se aksioni ushtarak nuk do ta ndalë Sirinë në arritjen e qëllimeve të saj në mposhtjen e terrorizimit në Siri, njofton Klan Kosova.

Ai, duke folur në Këshillin e Sigurimit, ka thënë se plani i aksionit nga SHBA, Franca dhe Britania, ishte “shumë i çuditshëm” dhe ka kërkuara që “të ndalet agresioni”.

Jaafari gjithashtu ka prezantuar tri kopje të kartës së OKB-së duke theksuar pozicionin e organizatës në raport me ligjin ndërkombëtar duke u sugjeruar SHBA-së, Britanisë e Francës “ta rilexojnë”.

Ai tha se “sulmi në Siri ishte sulm në tërë Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!