Sulmet në Siri, vjen reagimi i ashpër nga Egjipti – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Sulmet në Siri, vjen reagimi i ashpër nga Egjipti

15:59 | 14 Prill 2018

Egjipti është vendi i fundit që u deklarua ndaj sulmeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri, duke u shprehur me “shqetësim të thellë” rreth eskalimit të mëtejshëm ushtarak në rajon.

Ministria e Jashtme e Egjiptit, ka kundërshtuar përdorimin e armëve të ndaluara ndërkombtarisht në territorin sirian dhe kërkoi një hetim transparent ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike të shtunën e kaluar, raporton Reuters.

“Republika Arabe e Egjiptit shpreh solidaritetin e saj me popullin vëllazëror sirian në aspiratat e tyre për të jetuar në siguri dhe stabilitet”, tha ministria në një deklaratë.

Egjipti bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës siriane dhe përpjekjet për të siguruar ndihmë humanitare arrijnë ata të prekur nga konflikti.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!