Sulmohet me bombë stacioni i Policisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Sulmohet me bombë stacioni i Policisë

10:07 | 14 Maj 2018

Zyra qendrore e policisë në qytetin indonezian, Sarabaya është sulmuar mëngjesin e së hënës me një bombë vetëvrasëse, nga një familje pesë anëtarëshe që ishin duke lëvizur në dy motoçikleta.

Ky sulm vjen pasi një familje tjetër kishte hedhur bomba në tre kisha të ndryshme, një ditë më parë. Për sulmet në kisha përgjegjësinë e kishte marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Është bërë e ditur se në sulmin e fundit dy motoçikleta janë afruar në hyrje të stacionit policor pak para sulmit. Gjashtë civilë dhe katër policë kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij shpërthimi.

Sulmit të fundit i ka shpëtuar një vajzë tetëvjeçare.

Indonezia ishte në alarm pas sulmeve të së dielës ku një nënë me dy vajza, të moshave nëntë dhe 12 vjeçare, hodhën veten në ajër në Kishën Diponegoro, përderisa bashkëshorti saj me dy djemtë sulmuan dy kisha të tjera.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!