‘Sulmohet’ Ramiz Lladrovci nga kundërkandidatët e tij, çfarë po ndodh – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘Sulmohet’ Ramiz Lladrovci nga kundërkandidatët e tij, çfarë po ndodh

22:17 | 12 Tetor 2017

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte në debatin në RTK është sulmuar keq me fjalë e akuza nga kundërkandidatët e tij për këtë komunë.

Ata Ramiz Lladrovcit i kanë parashtruar pyetje për punët që nuk i ka kryer gjatë mandatit të tij.

Në momentin që ai e mori fjalën për t’ju përgjigjur, Arta Ahmeti kandidate për kryetare të Drenasit nga AAK ndërhyri, por që Lladrovci ia ktheu ‘’Mos u përziej ti’’.

Pas kësaj Lladrovci nisi të arsyetohej për tenderat, e për shpalljen e bursave, por që debati eskaloi.

Të gjithë kandidatët nisën ta sulmonin me fjalë atë, madje pak gjë kuptohej edhe çka thonin.

Përkundër kësaj, Ramiz Lladrovci nuk ndalej duke folur e u arsyetuar.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!