Sulmuesi i Manchester Cityt me deklaratë të fuqishme për skuadrën e tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Sulmuesi i Manchester Cityt me deklaratë të fuqishme për skuadrën e tij

10:27 | 06 Gusht 2018

Sulmuesi brazilian i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, e konsideron skuadrën e tij favorite për ta fituar titullin e Premierligës edhe këtë sezon.

Dje City siguroi trofeun e parë të sezonin, duke e fituar FA Community Shield kundër Chelseat. Sezonin e kaluar, ata fituan Premierligën me 19 pikë më shumë se klubi në vendin e dytë, Manchester Unitedi.

Ylli brazilian Jesus, i cili së fundi ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me klubin, beson se City do ta mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar.

“Manchester City mund të konsideron favorit për shkak se jemi kampionët aktual”, ka thënë Jesus.

“Ne duhet të bëjmë atë që e bëmë sezonin e kaluar, dhe të mbajmë mend se gjërat e mira që ne kemi bërë dhe ato që fatkeqësisht nuk funksionuan. Ne duhet të mësojnë nga ato, dhe ta bëjmë këtë sezon më të mirë se të kaluarin”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!