“Sura” dashurohet gjatë xhirimeve të serialit, ja kush është ai fatlum

15:27 | 16 Janar 2019

Aktorja e famshme turke, Farah Zeynep Abdullah, është dashuruar me aktorin Caner Cindoruk gjatë xhirimeve të serialit “Shekulli i Mrekullueshëm, Kosem”.

Ky duket të jetë çifti i fundit që i shtohet listës së aktorëve të dashuruar gjatë xhirimeve.

Në serialin e ri “Kosem”, i cili do të vijë së shpejti edhe për publikun shqiptar në TV Klan, Farah Zeynep Abdullah luan rolin e Princeshës Farya, ndërsa Caner Cindoruk luan rolin e Mustafa Pashasë.

“Hurriyet” raporton se dy aktorët e njohur janë në një lidhje dashurie prej një muaji.

Komento: