Sylejman Selimi merr një dhuratë të çmuar nga Bekim Jashari

14:08 | 22 Shkurt 2019

Sylejman Selimit i dhurohet stema e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, gjat ditës së sotme është takuar me ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi, i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Jashari tha se kontributi i Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë.

“Ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit, madje edhe në aspektin shëndetësor, por tanimë ai duket se qëndron shumë mirë”.

“Për kontributin që gjenerali ka dhënë në luftën çlirimtare dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si kryetari i Komunës, i dhurova stemën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.

Komento: