Takohen presidenti i Francës dhe Vuçiq: Mesazhi më i “dhimbshëm” do të jetë për Kosovën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Takohen presidenti i Francës dhe Vuçiq: Mesazhi më i “dhimbshëm” do të jetë për Kosovën

23:41 | 16 Korrik 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka arritur në Paris ku nesër do të takohet me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Në mesin e shumë temave, ajo kryesore pritet të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Se një gjë e tillë do të jetë tema më e diskutuar e ka konfirmuar dje edhe ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondolini, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se mesazhi më i dhimbshëm do të jetë ai për Kosovën.

Mesazhi i tretë, siç ka thënë ambasadori francez në Beograd Frederic Mondoloni është tema e dhimbshme që ka të bëjë me Kosovën dhe me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Shpresojmë që ky dialog do të sjellë ndonjë rezultat dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Mondoloni.

Dy mesazhet tjera sipas ambasadorit francez janë raportet ndërshtetërore dhe rruga evropiane e Serbisë.

Ndryshe menjëherë të mërkurën Vuçiq do të takohet me Thaçin në Bruksel.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!