Taksa mobilizon krerët e shtetit, Veseli thërret takim urgjent – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Taksa mobilizon krerët e shtetit, Veseli thërret takim urgjent

11:56 | 11 Shkurt 2019

Kreu i Kuvendit të Kosovës thërret në takim urgjent krerët e shtetit, diskutohet për taksën.

Veseli i ka ftuar në një takim në zyrën e tij presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendës kryeministrin Fatmir Limaj.

Express merr vesh se takimi pritet të mbahet sot në oren 12:00, ndërsa arsyeja e këtij takimi është taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës si dhe dialogu.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, ka vendosur taksën doganore prej 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Autoritetet e Serbisë kanë thënë se nuk do të vazhdojnë dialogun me Kosovën, në rast se taksa për produktet e Serbisë nuk hiqet nga Qeveria e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta pezullojnë këtë vendim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!