Taksa në ‘Rrugën e Kombit’, ja çka do të ndodh të hënën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Taksa në ‘Rrugën e Kombit’, ja çka do të ndodh të hënën

22:20 | 14 Shtator 2018

Në një vendim skandaloz të para pak ditëve, i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, vendosi që t’iu vendoste taksë kosovarëve.

Me tarifimin në autostradën Milot-Morinë që do të hyjë në funksion nga 17 shtatori, kosovarët do të detyrohen të paguajnë 5 euro për një drejtim, në kalim për në Shqipëri, ndërsa banorët e Kukësit duhet të paguajnë më pak, shkruan gazetametro.net

Më konkretisht, tarifa për banorët e Kukësit është 100 lekë me tvsh.

Të vetmit që lirohen nga tarifat janë invalidët e punës dhe shtresat në nevojë.
Kështu tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot-Morinë do të jetë 5 euro apo 660 lekë sipas valutës së Shqipërisë.

Por kjo taksë, apo më mirë të themi ky rikthim i taksës në Rrugën e Kombit, ka zemëruar banorët.

Nën thirrjen ‘’RRUGA E KOMBIT, JO E OLIGARKEVE’’, të hënën, në ora 11:00, në Rrugën e Kombit, do të mbahet një protestë kundër rritjes së taksës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!