Taksa në rrugën e kombit, kjo pritet të jetë zgjidhja përfundimtare – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Taksa në rrugën e kombit, kjo pritet të jetë zgjidhja përfundimtare

14:42 | 23 Tetor 2018

Taksa e paraljmëruar në rrugën e kombit nga Shqipëria pritet t’ju shkaktoj mjaft probleme qytetarëve nga Kosova por edhe bizneseve.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës këtë çështje ka ngritur zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, duke folur për takimin e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, ka thënë se pala kosovare i ka shprehur shqetësimet palës shqiptare lidhur me taksën në ‘Rrugën e Kombit’, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se një taksë e tillë pengon lëvizjen e lirë të mallrave, dhe shpreson në mirëkuptimin e palës së Shqipërisë për të gjetur e një zgjidhjeje.

Mbledhja e radhës në mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë siç ka bërë të ditur Haradinaj do të mbahet më 26 nëntor.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!