Taksa për produktet serbe, kryeministrja e Serbisë u dërgon letët të gjitha shteteve të botës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Taksa për produktet serbe, kryeministrja e Serbisë u dërgon letët të gjitha shteteve të botës

18:37 | 08 Nëntor 2018

Shteti i Kosovës i ka vë taksë prej 10 % të gjitha provukteve qe hyjnë në vendin tonë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ajo u ka shkruar letër kryeministrave të të gjithë botës për t’i njoftuar për vendimin që ka marrë Qeveria e Kosovës për t’i sanksionuar produktet serbe.

Bërnabiq ka kërkuar sot në mbledhjen e qeverisë që kjo letër t’i dërgohet sa më parë të gjithë kryeministrave të të gjitha vendeve të botës, për të vënë në dukje vendimet dhe sjelljet e Kosovës që sipas saj po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Sipas njoftimit për media, qeveria serbe dëshiron të tërheqë vëmendjen dhe të lajmëroj vendet e tjera për shkeljet e Prishtinës ndaj të gjitha marrëveshjeve të arritura.

“Me qëllim dhe drejtpërdrejt demolon atmosferën e dialogut”, është shprehur Bërnabiq duke iu referuar vendimeve të fundit të Kosovës për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

Kryeministri Haradinaj të martën pas mbledhjes së Qeverisë ka kumtuar se kabineti i tij ka vendosur që produkteve serbë t’i vihet një taksë shtesë prej 10 për qind.

Këtë vendim kryeministri ka deklaruar se e ka marrë për shkak të qasjes agresive politike që ka Serbia ndaj shtetit të Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!