Tara përloti nënën e Bleros – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Tara përloti nënën e Bleros

15:35 | 08 Janar 2018

Shumë rrallë keni rastin t’i shihni prindërit e artistëve të njohur, vetëm për ditët e tyre speciale kur urohen nga fëmijët e tyre që në këtë rast janë emrat e njohur të skenës sonë, shkruan Kosovarja.

Kësaj radhe fokusin e kemi tek këngëtari i njohur e i stërfolur Blero Muharremi, i cili më tepër se për këngën merr vëmendje për privatësinë e tij.

Ndarje, lidhje e fejesa, gjithçka sillej rreth këtyre temave, por që prej kohësh reagimet e këngëtarit kanë pushuar e bashkë me to edhe tendenca për ta prekur vetëm në këto çështje.

Tara, vajza e Bleros nga martesa me aktoren Teuta Krasniqi, nuk e ndien aspak mungesën e babait, meqë takimet me të janë të shpeshta e aq më tepër këto ditë kur Blero e mori për vizitë tek gjyshërit e saj në Suedi.

E për nënë e këngëtarit, ishte një emocion i papërshkrueshëm saqë takimi me mbesën e përloti duke dëshmuar mallin ndaj saj.

A nuk mund të konsiderohet kjo si një ndër ditët më të veçanta për gjyshen e Tarës?! Natyrisht dhe pa dyshim, dashuria mes mbesash e gjyshërish depërton mbi çdo lloj dashurie tjetër.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nora Istrefi