Tayna ka një lajm “bombë” për fansat, sa e lumtur që është – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Tayna ka një lajm “bombë” për fansat, sa e lumtur që është

16:44 | 12 Tetor 2018

Tayna është emër i ri në estradë, që me një numër të vogël projektesh ka arritur shumë suksese.

Së fundi, ajo ka publikuar këngën “Doruntina”, e cila po ecën suksesshëm në treg, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, rep-artistja e re ka treguar se dje shënoi dy suksese të njëpasnjëshme.

Së pari, ajo njoftoi se kënga “Doruntina” ka marrë 6 milionë klikime në kanalin YouTube si dhe bëri të ditur që tashmë ka arritur shifrën prej gjysmë milioni ndjekësish në Instagram.

Kujtojmë që Tayna po punon rreth përgatitjes së projektit të ri, të cilin nuk ka zbuluar se kur do ta publikojë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!