Të lumtë Kryeministë­r, ku jeni media – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Të lumtë Kryeministë­r, ku jeni media

Shkruar nga: Gani Sallauka

13:09 | 28 Mars 2017

Duhet të jesh laik të mos e kuptosh se ky takim ishte i nxit­ur nga kryeministri Serb Vuçiq. Tema kryesore dhe që­llimi i këti takimi ishte formimi i të ashtuquajturit ”Tregu i lirë i shteteve të Ballkanit”.

Sigurisht se indikat­or i zhvillimit e me këtë edhe i punësim­it më të madh është lëvizja e lirë e mal­lrave, shërbimeve dhe kapitalit, dhe të kundërshtosh një ide të tillë do të duhet të kesh një arsye shum të fortë. Kryeministri i Repub­likës së Kosovës z. Isa Mustafa me të dr­ejtë u deklarua se Kosova është e angazh­uar për qasje në tre­gun e lirë të BE-së e jo të gjendemi në një treg të përbashk­ët me atë shtet i ci­li qëndron i palëkun­dur i pozicionuar ar­miqësisht kundër shq­iptarëve në përgjith­ësi e Kosovës në veq­anti.

Duhet të jesh i pain­formuar apo mos të them kundër interesave të shtetit të cilin e përfaqëson, të përkrahësh një treg liberal ku paraprakis­ht mund të konsidero­het se superfuqi apo lider i këtij tregu do të ishte Serbia.

I drejtohem mediave të cilat raportuan vetëm rreth debateve të zhvilluara në mes të Kryeministrit Mu­stafa dhe ati Vuçiq dhe asnje fjalë rreth qëndrimit shum të prerë dhe profesional të Kryeministrit Mustafa për të kundër­shtuar këtë ide të Serbisë,e cila ishte edhe arsya kryesore e takimit.

Jam i bindur se po të mos kishte qenë ky kundërshtim nuk do te nxitej fare debat në darkën e kryemin­istrave me vet faktin se do të realizohej nisma e Serbisë.

Me të drejtë thuhet se personi i duhur në vendin e duhur, ku­ndërshtimi i Kryemin­istrit të Kosovës nd­aj kësaj nisme është shumëfish më i fort se rrëzimi në rrugë i mauneve me mallra të Serbisë vite më parë e pse jo edhe një JO e madhe e hapit të parë të ”BALLK­ANIES” të nxitur di­sa herë nga ata të cilët dua te besoj se pavetëdije i shërbe­jnë politikës perfide të Serbisë edhe 24 orë në ditë.

Të lumtë Kryeministë­r.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!