Të sigurosh ‘kafshatën e gojës’ duke rregulluar këpucët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Të sigurosh ‘kafshatën e gojës’ duke rregulluar këpucët

18:10 | 02 Janar 2019

Zanati nuk të lë asnjëherë pa punë.

Agron Dhima jeton në Lushnjë që prej viteve ’90, kur braktisi fshatin Këmishtaj për të jetuar më mirë.
Nga ish-kooperativist, Agronit iu desh të bënte lloj-lloj punësh për të mbijetuar në vitet e tranzicionit, derisa u bë mjeshtër i këpucëve.

Me një tavolinë dhe një stol, Agroni rri ulur çdo ditë në rrugë dhe pret që këpucët e prishura të dikujt, t’ia sigurojnë bukën e gojës.

Dita e tij nis në 7 të mëngjesit, si në dimër dhe në verë dhe Agroni nuk e braktis punën as kur mezi i lëviz gishtat nga i ftohti.

Shpesh nga një ditë pune në rrugë nuk fiton më shumë se 600 lekë. Edhe pse sot këpucët njerëzit i ndërrojnë shpesh, ka ende njerëz që udhëtojnë edhe nga fshatrat, për të rregulluar këpucët të usta Agroni.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!