Të veshur me uniformë të Policisë, e plaçkisin në shtëpi zyrtarin e Komunës së Drenasit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Të veshur me uniformë të Policisë, e plaçkisin në shtëpi zyrtarin e Komunës së Drenasit

16:45 | 06 Dhjetor 2017

Në orët e para të mëngjesit të së martës (rreth orës 02:00), tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Sankoc të Drenasit.

Të njëjtit janë paraqitur kinse janë Policia Speciale dhe me forcë kanë grabitur portofolin e viktimës-mashkull, në të cilin kishte 650 euro dhe dokumentet personale.

Besohet se personi që është grabitur nën kërcënimin e armës është një nga zyrtarët në komunën e Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, e cila tha se përveç grabitjes nuk është raportuar për të lënduar dhe se Policia po merret me rastin.

“GRABITJE Fsh. Sankoc, Gllogoc me datën 05.12.2017 rreth orës 02:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se tre persona të maskuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe nën kërcënim të armëve i kanë grabitur portofolin në të cilin kishte 650€ dhe dokumentet personale. Nuk raportohet për të lënduar, njësitë policore janë duke hetuar rastin”, tha Ahmeti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!