Tek Real Madridi apo Barcelona? Ja çfarë deklaron super-mbrojtësi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Tek Real Madridi apo Barcelona? Ja çfarë deklaron super-mbrojtësi

22:28 | 12 Tetor 2017

Alvaro Odriozola ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se ai mund të transferohet tek Barcelona apo Real Madridi.

Mbrojtësi i djathtë i Real Sociedadit ka thënë se ai e ka rinovuar kontratën deri në vitin 2022 për një arsye dhe nuk është duke menduar çfarë shkruajnë mediet.

“Sapo jemi kthyer nga ndeshjet që zhvilluam me Kombëtaren, andaj nuk dua të komentoj atë se çfarë shkruhet në media”, ka thënë Odriozola, transmeton  ORAinfo.

“Unë e kam rinovuar kontratën me Real Sociedadin deri në vitin 2022 për një arsye, jam i lumtur këtu dhe jam plotësisht i fokusuar tani në ndeshjet që do t’i zhvillojmë në LaLiga”, ka shtuar mbrojtësi spanjoll./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!