Telenovela drejt fundit, Verratti po bëhet me super skuadër! (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Telenovela drejt fundit, Verratti po bëhet me super skuadër! (Foto)

16:40 | 17 Korrik 2017

E ardhmja e mesfushorit fantazist Marco Verratti duket se do të jetë telenovela e merkatos së verës së këtij viti. Lojtari kërkon të largohet nga Paris Saint Germanin, që nuk dëshiron ta lërë të lirë lojtarin.

Mediat spanjolle kanë konfirmuar sot se Barcelona nuk ka hequr ende dorë nga lojtari dhe se po përpiqet të bindë drejtuesit e PSG-së për ta lënë të lirë.

Skuadra “blaugrana” ka deklaruar se në këtë transferim do të përfshijë edhe portugezin Andre Gomes e kroatin Ivan Rakitic, që do t’i dërgojë në Paris, përfshi edhe një shumë prej 65 milionë eurosh.

Ky interesim është shtuar edhe më shumë lajmit se Verratti nuk po stërvitet me skuadrën parisiene, që ndodhet për fazë përgatitore në Majemi.

Versioni zyrtar i dhënë nga klubi francez është një dëmtim muskulor i lojtarit italian, por ndoshta këtu fshihet diçka më shumë, pasi Verratti mund të jetë duke bërë valixhet gati për në Barcelonë.

Një telenovelë që pritet të zgjasë deri në fund të merkatos së verës, edhe pse dëshira e lojtarit është të luajë në krah të Messit në “Camp Nou”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!