Tensionohet situata “Te Rrethi”, çfarë po ndodh? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Tensionohet situata “Te Rrethi”, çfarë po ndodh?

21:05 | 13 Shkurt 2018

Tensionet kanë shpërthyer të ‘Rrethi’ në Prishtinë ku po tentohet zëvendësimi i Flamurit Kombëtar me atë shtetëror. Në vendin e ngjarjes është policia e Kosovës dhe zjarrëfikësit të cilët janë thirr për vendosjen mekanike të flamurit, pasi mekanizimi tjetër kishte dështuar.

Mosfunksionimi i një mekanizmi për uljen e flamurit ka bërë që të thirren zjarrfikësit, për të ndihmuar në vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës, tek i njëjti vend.

Autoritetet kanë thënë se janë të vendosura ta përmbushin urdhrin e Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për vënien e flamurit gjatë natës së sotme.

Ditën e djeshme po nëpërmjet Facebook, ishte bërë thirrje që të ndalohej largimi i flamurit kombëtar nga ky vend në hyrje të Prishtinës.

Ditë më parë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se nuk është në përgjegjësinë e tij vendosja e flamurit të Kosovës në këtë lokacion.

“Ajo nuk ka qenë asnjëherë përgjegjësi e komunës së Prishtinës”, kishte thënë Ahmeti.

Kur Ahmeti, pati marrë në udhëheqje Komunën e Prishtinës, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin vendosur flamurin kombëtar në atë vend.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!