Tensionohet situata: Vriten dy persona pas hapjes së ambasadës së SHBA-së në Jerusalem – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Tensionohet situata: Vriten dy persona pas hapjes së ambasadës së SHBA-së në Jerusalem

12:41 | 14 Maj 2018

Dy persona janë vrarë gjatë protestave në Gazë trek kufiri me Izraelin.

Ministria e shëndetësisë në Gazë, ka bërë të ditur se janë vrarë dy palestinezë dhe 69 persona tjerë janë plagosur.

Përleshjet kanë shpërthyer vetëm disa orë para hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, të cilën e kundërshtojnë palestinezët.

Mijëra palestinezë janë mbledhur në shumë pika kontrolli përgjatë kufirit, transmeton “Zeri.info”.

Grupet e demonstruesve janë munduar t’i afrohen kufirit, duke i gjuajtur ushtarët izraelitë me gurë, ku më pas ushtarët kanë hapur zjarr.

Izraeli pret që numër i madh i palestinezëve të protestojnë në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor për shkak të hapjes së kësaj ambasade.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!