Tentim vrasje në Pejë, dalin detajet e para

19:00 | 10 Dhjetor 2023

Në orët e para të së dielës, konkretisht në 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij është goditur me plumba.

Rasti është hapur si “tentim vrasje”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka pasur dëshmi se aty është shtënë me armë zjarri.

Policia është në kërkim të personave të dyshuar.

Komento: