Tërmet i fuqishëm në Itali

19:21 | 29 Dhjetor 2020

Pas Kroacisë edhe Italia goditet nga një tërmet i fortë.

Sipas autoriteteve në Itali tërmeti ishte me madhësi 4.4, me epiqendrën e tij në zonën e Veroneses, u ndje në 3:36 pasdite në shumë zona të Italisë Veriore, përfshirë Milanon.

Po ashtu janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me një epiqendër afër Salizzoles (Verona), i pari, me madhësi 3.4, u regjistrua në 14:02, i dyti, me madhësi 2.8, në 14:44.

Komento: