Tërmet i fuqishëm në ketë vend

22:54 | 10 Shkurt 2019

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Iranin

Irani është goditur nga një tërmet gjatë ditës së sotme me magnitudë 4.8.

Agjencia iraniane Mehr tha se provinca jugperëndimore e Kuzestanit është goditur nga ky tërmet.

Qendra Sizmologjike e Institutit Gjeofizik të Universitetit të Teheranit njoftoi se tërmeti tronditi qytetin e Izeh rreth një orë pas mesnatës sipas kohës lokale dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 15 kilometrash.

Agjencia iraniane deklaron se nuk ka të dhëna për dëmet apo viktimat e deritanishme.

Komento: