Tërmet në detin Jon, rrezikohet Shqipëria dhe Maqedonia – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Tërmet në detin Jon, rrezikohet Shqipëria dhe Maqedonia

09:58 | 26 Tetor 2018

Shqipëria sërish është goditur nga tërmetet.

Tre tërmete të fuqishëm goditën detin Jon në harkun e një ore, duke filluar nga mesnata, deri rreth orës 01:04 minuta me orën lokale shqiptare.

Epiqendra ishte rreth 36 kilometra larg ishullit grek Zakintos, por u ndje deri në Athinë, si dhe në Shqipëri, Itali, Maltë dhe Maqedoni.

Ende nuk ka të dhëna për dëmet që mund të ketë shkaktuar lëkundja e fortë e tokës, veçanërisht në qytetet pranë epiqendrës së tërmetit.

Sipas raportimeve, tërmeti i parë ishte me megnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.6 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2/Top Chanel/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!