“Tërmet” në Gjermani! Arsenal po e merr yllin 50 milionësh të bavarezëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

“Tërmet” në Gjermani! Arsenal po e merr yllin 50 milionësh të bavarezëve

23:46 | 18 Korrik 2018

Sipas raporteve të fundit nga beIN Sports, Bayern Munich kanë vendosur çmimin e tyre të kërkuar  nga Arsenal për Kingsley Coman përcjell ORAinfo.

Coman ka lindur në Paris dhe kaloi 10 vjet në Paris Saint-Germain, duke përfshirë 9 vite si një lojtar i ri, përpara se të transferohej përfundimisht në klubin e Juventusit në vitin 2014.

Pas një viti relativisht të pasuksesshëm në Itali, ku ai bëri vetëm 14 paraqitje me Juventusin, Coman u dërgua në hua për Bayern Munchen në një marrëveshje dyvjeçare.

Ata e ndoqën këtë ofertë dhe përfunduan marrëveshjen zyrtarisht në vitin 2017. Tani, Bayern kanë vendosur një çmim prej 50 milion euro nëse Arsenali dëshiron ta nënshkruajë atë./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!