Thaçi: Dialogu do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në OKB – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Thaçi: Dialogu do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në OKB

08:33 | 14 Shkurt 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve “Reuters”, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Në një intervistë për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Thaçi është shprehur i bindur se marrëveshja historike ndërmjet dy shteteve do të arrihet brenda këtij viti.

“Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, që unë besoj se do të ndodhë në vitin 2018, do të jetë një marrëveshje historike dhe gjithëpërfshirëse, e cila do të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shtuar ai.

Sipas tij, marrëveshja me Serbinë do të sjellë normalizim të plotë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!