Thaçi e Vuçiq takohen në Sofje, flasin për dialogun – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Thaçi e Vuçiq takohen në Sofje, flasin për dialogun

11:09 | 17 Maj 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të Samitit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këtë e ka bërë të ditur vet Presidenti Thaçi përmes llogarisë së tij në Twitter.

Takimi mes Thaçit e Vuçiqit është parë të jetë zhvilluar i shoqëruar edhe nga Donald Tusk dhe Johannes Hahn, ndërsa kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë ditës, Presidenti Thaçi, i cili udhëheq me delegacionin kosovar ka takuar presidentin Tusk, komisionerin Hahn, derisa dje ka zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin serb dhe përfaqësuesen e politikës së Jashtme Mogherini.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!