Thaçi e zgjedh Milaim Zekën si deputetin më të mirë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Thaçi e zgjedh Milaim Zekën si deputetin më të mirë

23:49 | 20 Tetor 2018

Presidenti i Kosovës, hashim Thaçi e ka përzgjedhur si deputetin më të mirë të Kuvendit, Milaim Zekën.

Ndonëse ky i fundit është kritiku më i madh i presidentit Thaçi, megjithatë ai i pari i shtetit nuk ka hezituar të zgjedh deputetin më të mirë.

Moderatori Besim Dina e ka sfiduar presidentin e vendit, Hashim Thaçin, duke e pyetur se cili është deputeti “që e don, që e çmon dhe që është më i miri”.
Thaçi e ka zgjedhur një nga deputetët më të zëshëm të Kuvendit të Kosovës, deputetin e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zekën.
“Shumë bre janë, në këtë mandat a po? Shumë janë të mirë e të mençur, po ta them të drejtën, Milaimi i ‘shkelë’ të gjithë”.

“Milaimi është brilant, dinamik, i gjallë, atraktiv, i mprehtë. Ti a e ke pa kur del dhe flet, parlamenti është në qetësi ose i zhurmshëm”, tha Thaçi në klankosova.

Por Dina nuk e ka lënë me kaq. Ai e ka pyetur presidentin Thaçi edhe nëse ai i pëlqen deputetët e LDK-së.

“Unë i dua dhe i respektoj të gjithë, por në të njëjtën kohë Milaimi është i veçantë. Milaimi është gjithëkombëtar”, ka thënë Thaçi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!