Thaçi-Hahnit: Po presim me të drejtë liberalizimin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Thaçi-Hahnit: Po presim me të drejtë liberalizimin

10:43 | 17 Maj 2018

Hashim Thaçi është takuar edhe me komisionarin e BE-së, Johannes Hahn nw kuadwr tw Samitit tw Sofjes.

Në një postim në Twitter, Thaçi ka thënë se në bisedë me komisionerin kanë folur edhe për liberalizimin e vizave.

”Me Johannes Hahn në Samitin e Sofias. Bashkimi Evropian është prapa strategjisë së re për zgjerim dhe njerëzit e rajonit janë bashkë me BE-në për të krijuar një partner të ri për përparim. Kosova tani po pret me të drejtë liberalizimin e vizave, pasi ka plotësuar numrin rekord të kushteve, si demarkacioni etj”, ka shkruar Thaçi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!