Thaçi merr lëvdata nga deputeti i LDK-së

13:32 | 18 Dhjetor 2018

Presidenti Hashim Thaçi ka marrë një mbështetje nga deputeti i LDK-së, Imet rrahmani për paraqitjen e mbrëmshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Unë e kam përcjellë, jam i kënaqur me paraqitjen. Serbia nuk ka argumente dhe i ka të humbura të gjitha argumentet karshi Kosovës. Kosova duhet të shikojë si po sillet me partnerët dhe miqtë”, tha Rrahmani, raporton EO.

Rrahmani në një konferencë për media, tha se LDK ka qëndrimin e njejtë, që vendi të shkojë në zgjedhje dhe dialogu të udhëhiqet nga një qeveri legjitime.

“LDK-ja në vazhdimësi ka qëndrimin për dialogun nuk është kundër, por duhet të jetë një qeveri legjitime, ashtu siç parasheh Kushtetua, qeveria duhet të jetë në bisedime”.

Këto komente Rrahmani i bëri gjatë një konference për media, ku foli për sistemin e shëndetësisë në vend.

Komento: