Thaçi pas takimit me Vuçiqin: Është mundësi e vogël për marrëveshje, por… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Thaçi pas takimit me Vuçiqin: Është mundësi e vogël për marrëveshje, por…

20:33 | 08 Nëntor 2018

Pas përfundimit të takimit në Bruksel ka folur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ai e ka quajtur takim jo të lehtë, takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të enjten në Bruksel.

Sipas Thaçit, ky ishte takim i fazës finale të dialogut.

Ka thënë se “mbetet sfidë jo e lehtë e Kosovës që të ballafaqohet me palën serbe”.

Ai ka thënë se duhet që skena politike e Kosovës të bashkohet e të jenë pjesë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese.

“Është mundësi e vogël për marrëveshje, por duhet të vazhdojmë. Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe delegacioni serb. Diskursi ynë ishte i argumenteve dhe anës së drejtë për arritjen e një marrëveshjeje të balancuar”, ka thënë Thaçi më tej.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!