Thaçi takohet me Johnson: Dialogu e vetmja zgjidhje për perspektivën evropiane të Kosovës e Serbisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Thaçi takohet me Johnson: Dialogu e vetmja zgjidhje për perspektivën evropiane të Kosovës e Serbisë

21:55 | 13 Mars 2018

Presidenti Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar për të promovimin e librit “New State, Modern Stateman” i shkruar nga Roger Boys dhe Suzy Jagger, ka zhvilluar një takim edhe me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Thaçi e Johnson gjatë takimit diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dyshja janë pajtuar se dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht pë perspektivën evropiane të dy vendeve.

Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë presidenti përmes një postimi në Facebook, me ç’rast falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e përhershme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!